E rëndë: Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

 

 

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ku u raportua një rast i vdekjes. Në rrethana akoma të paqarta, një grua është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d