Njohja e targave RKS, Bosch: Partia e Vuçiqit po luan me vendimet që po merr rreth çështjeve me Kosovën

 

 

Serbisë që nga janari 2024 të lejojë qarkullimin e automjeteve me targa RKS brenda territorit të saj. Bosch është shprehur se e sheh këtë vendim si taktizim politik nga ana e Partisë Progresive Serbe, në krye të së cilës qëndron presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij qëllimi i partisë në pushtet është të tregojë se janë konstruktiv para komunitetit ndërkombëtar.

Me këto vendime që po marrin, qëllimi i Partisë Përparimtare Serbe, është të tregojë se sa konstruktiv janë ata para ndërkombëtarëve. Partia në pushtet po synon të dëshmojë që janë të gatshëm për bisedime me ndërkombëtarët për çështjen e dialogut me Kosovën. Por, unë konsideroj se pozicioni i tyre po lëkundet për shkak të pakënaqësive të qytetarëve të cilët po protestojnë gjithnjë e më shumë kundër këtij regjimi. Ju mund ta shihni se sa shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e Beogradit dhe ata duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa diçka të ndryshojë. Mendoj që tani e tutje edhe pozicioni i ndërkombëtarëve karshi Serbisë paksa do të ndryshojë. Tani të presim dhe të shohim se a do të respektohet kjo marrëveshje më 1 janar”, tha diplomati Bosch.

Kujtojmë se nga 1 janari 2024 veturat me targa RKS do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Serbisë. Kështu njoftoi të hënën Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Marrëveshja për njohjen e targave ishte arritur në Bruksel para disa vitesh, por që deri tani nuk ishte zbatuar nga pala serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d