Qytetet në Alpe u mbuluan me 30 cm borë, ende po bie intensivisht – shikoni pamjet

 

 

Në Alpet evropiane po bie borë me reshje të dendura. Pasditen e djeshme ka rënë borë në lartësinë 1500 metra mbi nivelin e detit, por kufiri i reshjeve të borës ka zbritur gradualisht në 1100 m mbi nivelin e detit.

Në mbrëmje, bora filloi të bjerë në 900 metra, dhe në nivel lokal bie tashmë në 700 metra mbi nivelin e detit dhe po mbulon qytetet alpine, në Austri e Gjermani.

Vendpushimi austriak i skive Obertauern është mbuluar me 20 deri në 30 centimetra dhe atje ende bie borë e madhe.

Në malet më të larta në Ballkan mund të bjerë borë nga mesi i ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d