Rreth 200 të vdekur nga tajfuni Yagi në Vietnam, mbi 100 të tjerë ende të zhdukur

 

 

Numri i të vdekurve ka arritur në 197 për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni Yagi, i cili preku kryesisht Vietnamin verior. Rreth 800 persona të tjerë u lënduan.

Të paktën 128 persona të tjerë janë të zhdukur, ndërsa kulturat bujqësore që mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se dy milionë e gjysmë hektarësh janë shkatërruar, sipas një raporti zyrtar të publikuar më herët nga Ministria e Bujqësisë.

Pjesë të kryeqytetit Hanoi u përmbytën ndërsa rrëshqitjet e dheut vazhdojnë të raportohen në pjesë të veriut. Tajfuni Yagi, më i forti në Azi këtë vit, arriti në tokë të shtunën e kaluar.

Autoritetet në kryeqytet evakuuan me nxitim mijëra banorë nga shtëpitë e tyre, veçanërisht ato pranë lumenjve të fryrë, pasi ujërat arritën nivelet më të larta në dy dekada në ditët e fundit.

Qeveritë e vendeve të ndryshme, duke përfshirë ato të Australisë, Japonisë dhe SHBA-së, premtuan ndihmë për Vietnamin pas goditjes së tajfunit Yagi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d