Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësshefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, kanë nderuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit.
Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2019 në oborrin e qeverisë është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të atij sulmi.