Ky është i arrestuari që dyshohet se dhunoi 15-vjeçaren në ‘Metro Bar’ në Skenderaj

 

 

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e mitura të cilat keqpërdoren seksualisht nga personat të moshës madhore. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe si rezultat një person është ndaluar.

Këtë herë, viktimë është një 15-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një person, në kafeterinë ‘Metro Bar’, para dy netësh në Skenderaj.

Denoncimi i rastit ka aktivizuar Policinë dhe një person i dyshuar tashmë është arrestuar, i cili fillimisht ishte intervistuar si dëshmitar.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Shkelzim Rama, rreth 25-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në lokal, ku viktima ishte bashkë me të dyshuarin, i cili e ka mohuar të ketë pasur raport intim me vajzën.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe rikualifikimin e rastit nga ‘Sulm seksual’ në ‘Dhunimi’.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d