Radja Nainggolan ishte anëtar i Interit nga viti 2018 deri në vitin 2021, por ai luajti vetëm sezonin 2018/2019 në nivelin më të lartë. Interi më pas e huazoi te Cagliari për shkak se ai ishte jashtë formës, por në sezonin e përmendur, në të cilin ai ishte i shkëlqyer, ai ndau dhomën e zhveshjes me Marcelo Brozovic.
Nainggolan kujton një rast interesant me Brozovicin.
“Në klub nate ishte më i forti. Nga fundi i mbrëmjes, ne nuk mund ta njihnim më njëri-tjetrin”, kujtoi Nainggolan.
Së fundmi, Brozovic i ka dhënë lamtumirën kombëtares kroate pas 99 paraqitjeve dhe shtatë golave. Në karrierën e tij, Nainggolan luajti edhe për Piacenza, Cagliari, Roma, Royal Antwerp, SPAL dhe Bhayangkara. Ish-mesfushori i madh ka 30 paraqitje dhe gjashtë gola për kombëtaren belge.