Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate ka arrestuar katër të rinj serbë në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohet se kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në patrullim, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Të dyshuarit që u prangosën janë të moshës 21-23 vjeçare, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e sulmit.
Lexuesi i gazetes nga Veriu ka bërë me dije se të arrestuarit janë: Vuk Jovic, Rastko Nedeljkovic, Matija Milic dhe Lazar Kovacevic.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast u bë e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.