Kryhet një intervenim i rrallë në QKUK, fëmija 5-vjeçar ishte i diagnostikuar me veshkë jofunksionale

 

 

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është realizuar me sukses një intervenim i rrallë.

Sipas ShSKUK-së, në këtë klinikë për herë të parë, me datë 20.12.2023 është realizuar Nefrektomia laparoskopike- “Laparoscopic Nephrectomy Ribbon Technique”, nga ekipi i kirurgëve pediatrik në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

Intervenimi bëhet e ditur se është realizuar tek një fëmijë i moshës 5-vjeçare me inicialet A.S, i diagnostikuar me veshkë jofunksionale si pasojë e hidronefrozës së gradës së katërt.

“Javë më parë, gjithashtu është realizuar për të tretën herë një tjetër rast sfidues ‘Laparascopic assisted pull through’ në një fëmijë të moshës 1-vjeçar me sëmundjen e Hirschsprung-ut (megakoloni kongjenital)”, thuhet në komunikatën për media.

Më tej bëhet e ditur se raste të tilla sfiduese të cilat kryhen në qendra të specializuara dhe me përvojë, janë realizuar me sukses të plotë edhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

“Ku për mbi 4 vjet, janë realizuar intervenime laparaskopike tek fëmijët me patologji te ndryshme si: testisi intraabdominal, varikocela e testisit, divertikuli i Meckeli-it, tumoret e vezoreve, ciste e veshkës, apendektomia laparoskopike, kolecistektomia laparoskopike dhe Cista e Ekinokokut të Mëlçisë”.

“Me avancimin e mëtutjeshëm të ‘Kirurgjisë Minimale Invazive’ do të mund të trajtohen shumica e patologjive me intervenimeve laparaskopike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në ShSKUK”, vijon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d