Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjësin e sotëm në rrugën Prishtinë-Prizren, në Carralevë ku është përfshirë një autobus (Elita Tours).
Në autobus ishin pensionistet nga Kaçaniku të cilat kishin planifikuar pushime në Shqipëri.
Nga kompania kanë treguar për “Indeksonline” se nuk ka të lënduar, përpos shoferi me një gërvishje të vogël në dorë.
“Fatmirësisht, gratë nga Kaçaniku që po udhëtojnë me kompaninë tonë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tani është ndërruar autobusi dhe jemi nisur për në Shqipëri”, ka thënë përfaqësuesi i “Elit”-s.