I dyshuari për tentim vrasjen në Deçan, ku theri me thikë një person, tashmë është arrestuar. Policia ka njoftuar se i dyshuari është kapur sot, pasi është lokalizuar vendndodhja e tij, raporton Prishtina Sot.
Arrestimin dhe ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Gazeta ka mësuar se personi i dyshuar për këtë rast është Arber Haklaj nga fshati Isniq.
Për motive akoma të panjohura, i dyshuari e ka sulmuar me thikë viktimën në një market, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gazeta raportoi sot se viktima që u ther është Ylli Musaj, i cili fillimisht mori trajtim në QMF Deçan e më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.