Kurti e pret Hetemin në Ballkonin e Hapur

 

 

Albin Kurti e ka pritur sot Lulzim Hetemin në një takim në Ballkonin e Hapur të objektit të Qeverisë.

Kryeministri dhe kryetari i Komunës së Leposaviqit janë takuar sot, njoftoi kryeministri Kurti në një njoftim në rrjetet sociale.

“Komuna e Leposaviqit është komuna më veriore e Republikës sonë dhe komuna e pestë me sipërfaqen më të madhe (para Prishtinës). Tash e 15 muaj ajo po drejtohet nga kryetari Lulzim Hetemi dhe nënkryetarja Marina Bogojević, të cilët bashkë me drejtorët komunalë po i shërbejnë çdo ditë qytetarëve pa dallim dhe po angazhohen pandërprerë për më shumë shërbime të mira e më shumë projekte që përmirësojnë jetesën dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Kurti.

Takimi mes tyre i paraprin përgatitjeve për buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Në prag të planifikimeve dhe përgatitjeve për buxhetin e vitit të ardhshëm, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpritëm në Ballkonin e Hapur, për një diskutim të hapur, drejtuesit e Komunës së Leposaviqit”, tha kryeministri.

“Trajtuam sfidat dhe planet, të cilat bashkë i tejkalojmë më lehtë, dhe i realizojmë më shpejt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d