Kur ligji kanoset: Si pronari i “Andrra Residenc” sfidoi shtetin dhe drejtësinë në Skenderaj

 

Në një skandal të radhës që godet sistemin e drejtësisë në Kosovë, pronari i kompanisë ndërtuese “Andrra Residenc”, Astrit Çitaku, është përfshirë në një akt të turpshëm dhe të papranueshëm. Ai ka kërcënuar një zyrtare të Inspektoratit të Punës në Skenderaj, duke hedhur një hije të rëndë mbi integritetin e institucioneve tona dhe mbi atë që duhet të ishte një mekanizëm i drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Sipas burimeve të sigurta të gazetes Prishtina Sot, Çitaku, pronar i kompanisë “shkatërruese” Andrra Residenc, ka marrë guximin të kanos një inspektore të Inspektoratit të Punës, një akt që është asgjë më pak se një sulm i hapur ndaj ligjit dhe etikës publike. Kanosja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, dhe hetimet tashmë janë në proces për veprën penale të kanosjes.

Çka tregon ky rast për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë? Përtej këtij incidenti të izoluar, ky akt reflekton një kulturë të përhapur të mosndëshkimit dhe korrupsionit, ku fuqia financiare dhe lidhjet politike i japin individëve si Çitaku ndjenjën e paprekshmërisë. Ndërsa zyrtarët e shtetit përballen me kërcënime të drejtpërdrejta, punëtorët dhe qytetarët e zakonshëm mbeten viktima të sistemit të korruptuar dhe të pandëshkuar.

Në një vend ku inspektorët e punës duhet të jenë mbrojtës të të drejtave të punëtorëve, kërcënimi ndaj tyre tregon qartë se kush e kontrollon lojën. A do të ketë një dënim të merituar për këtë akt, apo do të shohim sërish një rast ku fuqia e parasë dhe ndikimi i lidhjeve do ta heshtin drejtësinë?

Drejtësia nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta të individëve me ndikim.

Gazeta Prishtina Sot, do të ju informon për çdo zhvillim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d