Arianet Muric është përjashtuar nga grumbullimi me Kosovësn, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
Gazeta ka raportuar se ai së bashku me Edon Zhegrovën dhe florent Muslija janë përjashtuar pë shkak se mbrëmë ishin kthyer në hotel në ora 2 të mesnatës. Ndërsa Kanal10, ka publikuar foton e parë të Arianet Muric, i cili shihet në diskotekë, në shoqërinë e femrave.
FFK-ja ka njoftuar se për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.