Shqipëria u gjend në disavantazh me fillim të pjesës së dytë kur Konoplya realizoi për avantazhin e ukrainasve për 1-0 në minutën e 49’të të takimit.
Ismajli u shfaq menjëherë pas pesë minutave për të barazuar shifrat në 1-1, teksa vetëm dy minuta më pas shpëtoi një gol të sigurt nga sulmi i ukrainasve. Per fitoren e kuqezinjëve u përkujdes Jasir Asani që realizoi gol të bukur pas asistimit të Rey Manaj në minutën e 66’të të takimit.
Pas ndeshjes për media foli, Ismajli.
“Ne Europin ishin zgjedhje të trajnerit, duhet pranuar zgjedhjet e tij. Ajo është e kaluara duhet të shikojmë përpara. E rëndësishme ishte që sot dolëm me tre pikë.
Nuk kam pasur polemika me trajnerin, jam profesionist, i kam pranuar zgjedhjet e tij me sportivitet. Shkrimet e portaleve nuk janë të vërteta, sa i përket ndeshjes, falenderoj Zotin për këtë ndeshje kaq të madhe, e ndihmova ekipin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, këtë paraqitje ia dedikoj familjes time”, tha Ismajli.