Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, ka të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në Gllarevë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ku sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në këtë aksident.

Në anën tjetër një autoambulancë shihet në vendin ku ka ndodhu aksidenti.

Policia rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Për një kohë ishin krijuar edhe kolonat e automjeteve në të dy drejtimet e rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d