Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka bërë të ditur se kanë përpiluar kurrikulat dhe kanë arritur që vitin e ardhshëm të futet në shkolla mësimi i mbrojtjes dhe sigurisë. Tutje ai është pyetur edhe për shërbimin ushtarak se a do të bëhet detyrim apo jo.
Kur është pyetur a është hequr dorë nga kjo ide, ai është përgjigjur prerazi “assesi”, tha ai në KTV.
“Ministria ka hartuar një plan të tërësishëm të kësaj çështjeje dhe në momentin e caktuar po bën një vizitë në të gjitha komunat. Kemi filluar nga pjesa e kufirit, për ta vlerësuar dhe analizuar situatën. Është duke bërë vlerësimin adekuat për ta shikuar mundësinë e vlerësimit real të situatës për edukim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Fakti që kemi përpiluar kurrikulat dhe kemi arritur një koncept që vitin e ardhshëm do futet në shkollat tona, mësimi i mbrojtjes dhe sigurisë. Nëse nxënësit mësojnë, në përfundim të shkollimit do të jetë më e lehtë të zhvillohet praktikimi i një shërbimi të detyruar 3 mujor, apo sipas planit të mëhershëm 3 muaj dimër, 3 muaj verë. Por, së paku të fillojmë me një pilot projekt 3-mujor”, ka deklaruar ai.