Hadergjonaj kërkon ‘hakmarrje’ ndaj Rumanisë: S’kemi kaluar si duhet kur kemi luajtur atje, jemi të motivuar t’i mposhtim

 

 

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka përfunduar stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë.

Dardanët dhe rumunët do të përballen të premten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve. Futbollisti i Kombëtares sonë, Florent Hadergjonaj pas stërvitjes së sotëm, ka thënë se skuadra e tij më kohë do të jetë gati për duelin me rumunët.

“Shpresoj se jemi duke u përgatitur mirë. Kemi marr informata prej trajnerit, prej stafit të tij dhe do të përgatitemi deri në maksimum. E di çfarë na pret dhe normal shkojmë për fitore”, ka thënë Hadergjonaj.

Ai thotë se Kosova duhet t’i hakmerret Rumanisë për humbjen dhe sjelljen e tyre në sfidën e luajtur në Bukuresht.

“Nuk kemi kaluar qysh duhet kur kemi luajtur në Rumani. Kanë ndodh disa gjera që nuk guxojnë më ndodh në këtë kohë që jemi. Normal se është motivim për ne për shkak të mënyrës se qysh na kanë pritur tifozët e tyre, nuk bën mu ndiku shumë, ama neve duhet me na motivuar pak më shumë pasi kemi humbur atje dhe duhet me ua kthye këtu dhe me i marr tri pikët qysh na kanë marrë neve atje”, ka pohuar Hadergjonaj.

Ai thotë se tifozët e Kombëtares së Kosovës, janë ata që u japin zemër futbollistëve dardan.

“Janë shitur të gjitha biletat dhe kjo flet vet dhe është diçka që neve na jep zemër dhe na motivon si çdo herë kur luajmë në Fadil Vokrri”, ka theksuar Hadergjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d