Rrëzimi i pjesshëm i Ligjit të Pagave, opozita kritikon Qeverinë për ‘shkelje kronike’ të kushtetutës

 

 

Gjykata Kushtetuese dje ka publikuar aktgjykimin lidhur me Ligjin e Pagave në sektorin publik, ku bëhet e ditur se ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit, duke mos afektuar pagat që janë rritur bazuar në këtë Ligj. Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se ankesa e Avokatit të Popullit për Ligjin për paga është shpallur e pranueshme dhe ka konstatuar se disa nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Lidhur me këtë, ka pasur reagime të ashpra nga partitë opozitare në vend.

Shefat e Grupeve Parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kritikuar Qeverinë Kurti II për shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Arben Gashi i LDK-së e ka cilësuar Qeverinë të dobët, që sipas tij, e shkel kronikisht Kushtetutën.

Sipas Gashit, pushtetarët aktualë janë të dobët, që po e luajnë të fortin.

Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, ku i kërkon Kuvendit që brenda 6 muajsh ta ndryshojë”, shkroi ai.

Ndërsa Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se anëtarët e Qeverisë Kurti kanë nevojë për trajnime nga ish-gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, njohës të shtetit të së drejtës dhe njohës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.

Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë!

Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit.

Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.

Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë!”, shkroi ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit për paga në sektorin publik, duke mos afektuar pagat që janë rritur bazuar në këtë Ligj.

Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se ankesa e Avokatit të Popullit për Ligjin për paga është shpallur e pranueshme dhe ka konstatuar se disa nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas njoftimit vendimi i Kushtetueses nuk i afekton pagat e zyrtarëve publikë.

Aktgjykimi lë në fuqi pikën e parë të këtij neni që përcakton që zyrtarët publikë mund të marrin shtesë tranzitore që e bën të barabartë pagën e tyre të re me pagën e tyre para hyrjes në fuqi të Ligjit.

Gjykata e ka vlerësuar si kundërkushtetues edhe pjesën e ligjit ku flitet për lartësinë e shtesës për përvojën e punës, por atë pjesë e ka lënë në fuqi, duke i lënë hapësirë Kuvendit që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, ta rregullojë bazuar në Kushtetutë dhe Aktgjykim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d