Mëngjesin e së mërkurës janë parë forca të shtuara të karabinierëve italianë tek ura e Ibrit.
Po ashtu, mëngjesin e së shtunës, atje u pa prani më e madhe e forcave dhe autoblindave.
Në orët e pasdites, disa prej tyre u tërhoqën.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mjete shtesë, që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të tij, janë duke u vendosur përkohësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.