Ballkani zyrtarizon largimin e Ilir Dajës, tregon arsyet

Ballkani ka njoftuar largimin e Ilir Dajës.Në komunikatë thuhet se Daja ka konsideruat se nuk ka çfarë më të jep për klubin.

“Faleminderit Ilir Daja! Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.

Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.

FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.

Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d