Një “balenë spiune” nga Rusia është gjetur e vdekur në brigjet norvegjeze.
Trupi i saj, me nofkën Hvaldimir, u gjet në qytetin jugperëndimor të Risavikës dhe u dërgua në portin më të afërt për ekzaminim. Balena u pa për herë të parë në ujërat norvegjeze pesë vjet më parë me një kamerë GoPro të bashkangjitur në një parzmore që shkruante “Pajisjet e Shën Petersburgut”.
Kjo ndezi thashethemet se gjitari mund të jetë një balenë spiune, diçka që ekspertët thonë se ka ndodhur në të kaluarën. Moska nuk iu përgjigj kurrë akuzave. Trupi i pajetë i Hvaldimir u zbulua në fundjavë nga Marine Mind, një organizatë që ka ndjekur lëvizjet e tij prej vitesh.
Themeluesi i Marine Mind, Sebastian Strand i tha agjencisë së lajmeve AFP se shkaku i vdekjes ishte i panjohur dhe se trupi i balenës nuk kishte lëndime të dukshme.