Aksidenti trafiku me fatalitet në Komoran – Vdes një person, arrestohet shoferi i njërës nga veturat e përfshira

 

 

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur në Komoran, shkruan Prishtina Sot.

PK’ja ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një motoçiklist.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. “Nazmi Gashi”, Komoran/01.09.2024 – 13:30. Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d