Efektet anësore të barnave për dobësim, endokrinologu Ramizi tregon medikamentin që përdoret më së shumti në Kosovë

 

 

Medikamentet kanë një qëllim specifik, të kurojnë e të shërojnë një problem të caktuar shëndetësor. Megjithatë, shumë prej tyre shoqërohen edhe me efekte anësore.

Në një prononcim dhënë për GazetaBlic, endokrinologu Almedin Ramizi në lidhje me çështjen e përdorimit të medikamenteve mjekësore për dopësim ka treguar për efektet anësore, obezitetin dhe rreziqet.

“Zakonisht medikamenti i cili kohës së fundit përdoret më së shumti për trajtimin e obezitetit, si në Kosovë ashtu edhe në nivel botëror, është Ozempicu (Semaglutid). Ky bari normalisht duhet të injektohet gjithnjë në konsultim me endokrinologun i cili fillimisht duhet që ta ekzaminojë gjëndrën tiroide me ultrazë për përjashtimin e prezencës së ndonjë nodusi në gjëndër tiroide”, tregon ai.

Endokrinologu Ramizi tutje tregon rreziqet e përdorimit të medikamentit mjekësorë për dopësim Ozempic.

“ Ozempicu ngadalëson tretjen, ku mund të shfaqen disa efekte anësore dhe probleme gastrointestinale si:

*Nauze ose të vjella.

*Kapsllëk

*Fryrje

*Gaz i shtuar

Këto efekte anësore priren të largohen vet pas disa ditësh ose javësh. Duke i kushtuar vëmendje dietës, duke ulur marrjen e yndyrës dhe fibrave për ditët e para pas injektimit dhe ngrënia e porcioneve më të vogla priren të ndihmojnë në përmirësimin e këtyre simptomave.

Efekte të tjera anësore më serioze mund të përfshijnë:

*Pankreatiti (inflamacion i pankreasit).

*Sheqeri i ulët në gjak.

*Ndryshimet e shikimit si: shikimi i turbullt ose retinopatia e lidhur me diabetin.

*Reaksionet alergjike.

*Lodhje ose marramendje.

*Gurët në tëmth.

*Probleme me veshkat.

*Tumoret e tiroides ose kanceri”, thekson ai.

Qka është Obeziteti?

“Obeziteti është akumulimi i tepërt ose jonormal i yndyrës ose indit dhjamor në trup që dëmton shëndetin nëpërmjet lidhjes së tij me rrezikun e zhvillimit të diabetit mellitus, sëmundjeve kardiovaskulare, hipertensionit dhe hiperlipidemisë. Obeziteti është një sëmundje komplekse dhe ka një etiologji multifaktoriale. Është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve pas pirjes së duhanit. Obeziteti ka nevojë për strategji trajtimi të shumëfishta dhe mund të kërkojë trajtim gjatë gjithë jetës”, përfundoi endokrinologu Almedin Ramizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d