Familja Ademaj dërgon kërkesën për rivarrim të Liridonës

 

 

Familja Ademaj i ka bërë kërkesë me shkrim institucioneve zyrtare për zhvarrosjen e Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Familja iu drejtua Prokurores Besa Limani me shkresë për zhvarrimin Liridona Ademajt nga Cermjani i Gjakovës dhe që rivarrosja të bëhet në fshatin Rracaj.

“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhet në shkresën që familja ia ka drejtuar prokurisë.

Ndërkohë që ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridonës.

Seanca dëgjimore është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa gjykata tash pritet të marrë vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve./PrishtinaSOt/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d