Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ferizaj. Sipas njoftimit në raportin 24 orësh raportohet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Ndër të tjera bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

“HETIM I VDEKJES- Ferizaj / 31.08.2024 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.”/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d