Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër dy ish zyrtarëve të lartë të Qeverisë për keqpërdorim detyre

 

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër dy personave për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dy të akuzuarit janë V.K., dhe E.Sh., ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të akuzuarve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d