Arrestohet shefi i policisë së burgut të Drenovës

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgje ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës. Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit më herët prej vitesh. Ai është arrestuar për shkak të një çështje që i përket këtij institucioni.

Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit. Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë. Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin. /Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d