A do të rindërtohet xhamia afër urës së Ibrit, Ugljanin thotë se gatishmëri por i takon Bashkësisë Islame të veprojë

 

 

Nexhat Uglanin, kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, tha se ekziston vullneti i Kuvendit të Komunës, por edhe i kryetarit të komunës, që të rindërtohet xhamia afër urës në Ibër, e cila u dogj në maj 1999.

Ai në në Klan Kosova ka thënë se ndër të tjera kjo çështje ka të bëjë me bashkësinë islame.

Njëkohësisht ai thekson se në këtë moment kur po diskutohet për hapjen e urës në Ibër, nuk mendon se edhe xhamia duhet të jetë temë diskutimi.

“Në këto rrethana, ne nuk kemi biseduar ende. Do të bisedojmë në ditët në vijim me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, sepse është pronë e Bashkësisë Islame. Ne jemi gati si Kuvend, por edhe kryetari i komunës është i gatshëm për bisedime, sidomos për të parë rrethanat në aspektin e sigurisë, sidomos në këtë moment, sepse aty është edhe hapja e urës… Do të flasim, por ajo i takon Bashkësisë Islame të veprojë. As ne si komunë dhe as si kuvend nuk duam ta politizojmë situatën e restaurimit të xhamisë. Kjo është nevoja e qytetarëve, veçanërisht e besimit mysliman… është i vetmi qytet në këtë rajon dhe në Evropë, që nuk ka objekt të rëndësishëm për adhurim dhe për kryerjen e ceremonive fetare”, tha Ugljanin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d