Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sot në rrugën “Çerçiz Topulli”, ku një person po dyshohet se i dha fund jetës. Rasti tragjik ka tronditur gjithë familjen, ndërsa akoma nuk dihen motivet.
Siç mëson gazeta, bëhet fjalë për një burrë, i cili u gjet i vdekur, pasi dyshohet se e qëlloi veten me armë zjarri.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit në plotni.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.