Përfundon dëshminë ish-ushtari i UÇK-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

 

 

Dëshmitari i 81-të i cili mbanë kodin W04764 ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ky dëshmitar të mërkurën është marrë në pyetje nga trupi gjykues dhe dëshmia e tij u dëgjua e tëra në sesion privat.

Dëshmitari W04764 filloi dëshminë të martën. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Sarah Clanton, ky dëshmitar është ish-pjesëtar i UÇK-së.

Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se do të bëjnë pushim për pak që t’i jepet mundësia ZPS-së që të bëjë përgatitjet për dëshmitarin e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d