Rritja e pagës minimale, Murati tregon se kur do të fillojë zbatimi

 

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin që niveli i ri i pagës minimale të jetë 2 euro për orë për punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor.

Murati tha se afati prej një muaji për zbatimin e këtij vendimi u caktua që t’u japë kohë kompanive dhe institucioneve që të përgatiten për ndryshimet në listat e pagave.

“Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të fillojë së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave”, tha Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d