Incident në Pejë/ Dëgjohen të shtëna me armë zjarri

 

 

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në qytetin e Pejës. Një qytetar ka raportuar në polici se kishte dëgjuar të shtënat nga një veturë në lëvizje, e cila është larguar në drejtim të panjohur.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, pranë një punëtorie

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Pejë / 27.08.2024-20:20.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpi pranë punëtorisë së tij, person-a të panjohur nga vetura në lëvizje  kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.  Në vendin  e ngjarjes si provë materiale është  gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës me gas. Nuk raportohet të  lënduar, rasti në procedurë hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d