Rusia në alarm, mbyll aeroportin e Kazanit! Ukraina hedh në erë depot e naftës

 

 

Ukraina po rimëkëmbet pasi Rusia nisi dy valë sulmesh me raketa dhe me dron mbi vendin në netë të njëpasnjëshme këtë javë.

Në një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës, Rusia goditi objektivat civile dhe ato të infrastrukturës. Raportet ukrainase thonë se të paktën 13 persona kanë vdekur pas bombardimeve, ndërsa Volodymyr Zelenskyy premtoi hakmarrje. Ndërkohë dronët ukrainas thuhet se u vunë flakën tankeve të naftës në një depo në rajonin e Rostovit të Rusisë gjatë natës. Kanalet ruse të Telegramit raportuan se tre tanke po digjeshin në depon në lagjen Kamensky pasi dy dronë ranë në zonë.

Guvernatori i Rostovit dhe ministria ruse e mbrojtjes thanë se katër dronë u shkatërruan mbi rajon gjatë natës, pa përmendur depon e naftës. Gjithashtu Rusia thuhet se ka pezulluar fluturimet nga aeroporti i Kazanit për shkak të kërcënimit të sulmeve me dronë. Autoritetet thanë se aeroporti ka pezulluar fluturimet që në orën 7 të mëngjesit për të garantuar sigurinë e avionëve civilë.

Aeroporti i Kazanit, i cili ndodhet 560 milje (900 km) në lindje të kufirit ukrainas, gjithashtu u mbyll përkohësisht në qershor për “arsye sigurie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d