Largohen edhe gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok

 

 

Policia e Kosovës ka larguar sot edhe gjashtë kamera të cilat po monitoron ilegalisht hapësirat publike në komunën e Zubin Potokut. Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i tha gazetes se sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veq Policia e Kosovës.

Në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi largu nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në Verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë largu 38 kamera po ashtu”, tha Elshani.

Kujtojmë se kamera të tilla të sigurisë, që nuk dihet se kush i kontrollon, vëzhgonin hapësirat publike në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Kamerat e tilla janë të vendosura në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d