Mbi 100 ushtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do të dislokohen në Kosovë

 

 

Mbi 100 ushtarë amerikanë nga Batalioni i helikopterëve sulmues, të regjimentit 183 nga aviacion amerikan, në kuadër të Gardës Kombëtare të Idahos, do të vendosen në Kosovë për ta mbështetur NATO-n.

Garda Kombëtare e Idahos ka njoftuar se trupat ushtarake janë stërvitur në Teksas para se të niseshin drejt Kosovës, në një mision 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës. Gjenerali amerikan, Tim Donnellan, iu ka uruar sukses ushtarakëve në këtë mision, ka njoftuar Verticalmag.

“Kam besim të plotë se ju do ta kryeni këtë mision dhe do të ktheheni  të sigurt në shtëpi”, thuhet në mesazhin e tij.

Ky batalion është i përgatitur dhe pajisur me helikopterë për transport ajror dhe operacione sulmuese.

Kjo është hera e parë që nga viti 2003 që njësia është vendosur në Ballkanin Perëndimor. Grupi i fundit i Batalionit të 183-të ishte vendosur në Bosnjë, në një mision humanitar.

Muajve të fundit është shtuar numri i mbërritjes së ushtarëve të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d