Në fshatin Deberlluke të Vushtrrisë ka nisur një zjarr i cili pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve është fikur.
Policia ka nisur hetimet.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Insajderin se nuk ka persona të lënduar.
“Rreth or 12:00, është raportuar për zjarr në fshatin Deberlluke të Vushtrrisë. Nga informatat e para përveç dëmeve nuk raportohet për te lënduar. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Njësitë relevante kanë nisur hetimet për zjarrin”, tha ai.