Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia. Kështu ka ndodhur edhe të hënën në rrugën “Ali Ibra” në Prizren.
Këtë herë, dy persona janë përfshirë në një përleshje që dyshohet se nisi pas një fjalosje momentale dhe eskaloi në dhunë fizike.Gazeta ka mësuar se mosmarrëveshja lidhet me ngacmimin e fëmijëve të njërës palë nga pala tjetër që i futi më pas në sherr.
Lexuesit thonë se njëri nga të dyshuarit e ka ndjekur më sëpatë të dyshuarin tjetër, por fatmirësisht situata nuk ka dalë edhe më tutje nga kontrolli.
Si pasojë e përleshjes, dy të dyshuarit janë arrestuar edhe shoqëruar në stacion policor.Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prizren.
“Dje me datë 26.08.2024 është raportuar për njē rast rrahje mes dy personave.
Policia i është pergjigjur rastit. Dy persona të dyshimt janē arrstuar.
Janë mbledhë provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dytë dyshimtit janë ndaluar për 48 orë.
Kundër tyre do të dorëzohet kallëzim penal për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.”