Vritet punonjësi i Reuters në Ukrainë, këshilltari për sigurinë ndodhej në hotelin që u godit me raketa

 

 

Një shtetas britanik, i cili punonte në Ukrainën lindore si pjesë e një ekipi të Reuters, humbi jetën nga një sulm me raketa në hotelin ku ai po qëndronte.

Këshilltari i sigurisë për stafin, Ryan Evans ishte një nga gjashtë punonjësit e agjencisë së njohur të lajmeve që ndodheshin në Hotel Sapphire në qytetin e Kramatorsk – i cili është nën kontrollin e Ukrainës, por shumë pranë vijës së frontit.

Autoritetet ukrainase thanë se hoteli u godit nga një raketë ruse, ndërsa Moska vetë nuk komentoi mbi ngjarjen. Në një deklaratë të tij, Reuters tha se ishin “shokuar” kur mësuan vdekjen e Evans.

“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion në lidhje me sulmin. Mbështesim plotësisht kolegët tanë dhe familjet e tyre”, thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu se “Ryan i kishte ndihmuar shumë gazetarët e agjensisë për të mbuluar ngjarje në mbarë botën”.

Dy anëtare te tjerë të ekipit të Reuters janë shtruar në spital. Policia ukrainase njoftoi më herët se trupi i një 40-vjeçari britanik ishte gjetur nën rrënojat e një hoteli. Presidenti Volodymyr Zelensky dërgoi “ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë” e të ndjerit, duke theksuar se “se ky është terrori i përditshëm rus që vazhdon”. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës shkroi në një deklaratë se hoteli ka të ngjarë të jetë goditur me një raketë me rreze të shkurtër veprimi Iskander-M.

Kramatorsku është vetëm rreth 20 km  nga pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës dhe gjendet është nën sulme të rregullta të MNoskës, me civilë të vrarë, duke përfshirë shkrimtaren e njohur ukrainase Victoria Amelina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d