‘Trepça’ largon nga puna edhe një minator

 

 

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna minatorin V.G., raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç thuhet në njoftim, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Me datën 26.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 e dt. 9.11.2023, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.16, 1.24, 1.39 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Komisioni Disiplinor ka sjell vendim me nr.prot:4637 të dt. 26.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për V.G”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d