Alarmante: Numri i nxënësve po bie, tetë shkolla në Ferizaj në prag të mbylljes

 

 

Tetë shkolla në Ferizaj, në mungesë të nxënësve, pritet të mbyllen. Në Gërlicë, po për të njëjtat arsye, është mbyllur shkolla e cila kishte punuar për 40 vjet. Mësimdhënësit druajnë se mund të mbesin pa punë.

Shkollë me 2 paralele në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në mungesë të nxënësve, është mbyllur pas 40 vitesh të funksionimit. Ata mësimin po e zhvillojnë në shkollën “Besim Rexhepi’ në Komogllavë. Mësuesja Arta Gashi thotë se asaj dhe koleges tjetër pas mbylljes së paraleleve u rrezikohet vendi i punës.

“Është shumë e vështir për neve si mësimdhënës pasi që kemi përvojë 7 vjeçare në shkollën Gurrëz në Gërlicë dhe si zëvendësim është pak e vështirë dhe problematike”, tha ajo.

E nxënësit thonë se më mirë e kishin në shkollën e fshatit të tyre në Gërlicë.

“Mirëpo po ndihem, por në Gërlicë ka qenë më mirë se kam pas shoqërinë më të mirën”, tha Flandra Berisha, nxënëse.

Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj thanë se në bazë të udhëzimeve administrative, janë 8 shkolla që rrezikojnë të mbyllen duke mos i specifikuar se cilat janë ato.

“Kemi shkolla që rrezikojnë të mbyllen edhe nga viti i ardhshëm por ne do të jemi në kontakt drejtorët e shkollave mësimdhënësit e atyre shkollave por shpeshherë po kemi kontakte edhe me banorët dhe qytetarët e atyre lokaliteteve sepse nuk po është e lehtë ajo çka po ndodh”, theksoi drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani.

Sfidë, sipas Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, mbetet sistemimi i mësimdhënësve në vazhdim të procesit mësimor./PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d