Ky është burri që u gjet i vdekur në qendrën e masazhit “Queen” në Prishtinë

 

 

Qendra e masazhit “Queen Massage” në Dragodan të Prishtinës u rrethua pasditen e sotme me shirita të Policisë. Gazeta Sinjali raportoi sot se një burrë u gjet pa shenja jete në atë lokal dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Lidhur me këtë rast tashmë janë zbuluar detaje të reja dhe identiteti i viktimës. Gazeta ka mësuar se personi që vdiq teksa po merre shërbime në këtë qendër është Naser Aliji, rreth 60-vjeçar.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë kanë  marrë edhe deklaratat e punëtoreve që ndodheshin në këtë qendër në momentin kritik.

Bazuar në dëshmitë e tyre, i ndjeri ka pasur vështirësi në frymëmarrje teksa po i shërbimin e masazhit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d