E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 18 vjeçares që u godit nga vetura në Fushë Kosovë

 

 

Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, përkatësisht afër ‘Central Parkut’ ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka lënë të vdekur këmbësore Elira Mehmeti e moshës 18 vjeçare, raporton Prishtina Sot.

Familjarët njoftojnë së e ndjera do të varroset sot në ora 17:00 në fshatin Prelloc të Skenderajt.

“Njoftojmë se pas një aksidenti me fatalitet , me dt.24.08.2024 .20:10 h, humbi jetën vajza jon Elira Ejup MEHMETI lutem Allahut te shpërblej me Xhenet Varrimi behet sot 25,08,2024, ora 17:00 ne Prelloc- Skenderaj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Kujtojmë se Sinjali raportoi mbrëmë për rastin e rëndë që shoferja 24 vjeçare aksidentoi për vdekje 18 vjeçaren afër ‘Central Parkut’ në Fushë Kosovë.

Shoferja është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d