Ambasada e Izraelit në Kosovë: Hezbollahu një krah i zgjatur i regjimit iranian

 

 

Ambasada izraelite në Kosovë njoftoi se mbrëmë Izraeli, duke ruajtur paqen dhe sigurinë e kombit, parandaloi në mënyrë proaktive një sulm të afërt në shkallë të gjerë nga Hezbollahu, për të cilin pretendon se është një krah i zgjatur i regjimit iranian.

Në deklaratë shpresohet se angazhimi primar i Izraelit është siguria e popullit të tij dhe se do të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur çdo qytetar.

“Që nga 8 tetori, Hezbollahu ka sulmuar pa mëshirë Izraelin me mijëra raketa, duke rezultuar në vdekjen tragjike të 12 fëmijëve ndërsa ata po luanin futboll dhe duke detyruar mbi 60,000 izraelitë të evakuojnë shtëpitë e tyre në veri”, thekson ambasada izraelite.

Sipas tyre, Hezbollahu është një krah i regjimit iranian.

“Është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të shpallë Hezbollahun dhe Gardën Revolucionare Iraniane si organizata terroriste. Bota duhet të kërkojë zbatimin e menjëhershëm të Rezolutës 1701 të OKB-së, e cila bën thirrje për tërheqjen e forcave të Hezbollahut në veri të lumit Litani,” tha ambasada izraelite.

Ata theksojnë se Hezbollahu po vepron pranë zonave civile libaneze, duke vënë qëllimisht në rrezik jetën e të pafajshmëve.

“Kjo taktikë rrezikon civilët libanezë dhe shkel ligjin ndërkombëtar,” tha ambasada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d