E dhimbshme: Ky është 66-vjeçari që u gjet pa shenja jete në lagjen ‘Jeta e Re’ në Prizren


 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në lagjen Jeta e Re në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Gazeta ka mësuar edhe emrin e viktimës e që bëhet fjalë për Kadri Krasniqin – rreth 66 vjeçar.

Gazeta mëson se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga Policia.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d