Një vullkan ka shpërthyer në Gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës, duke nxjerrë llavë dhe hi.
Zyrtarët vendas kanë treguar se vullkani ka shpërthyer si rezultat i disa lëkundjeve. Autoritetet kanë lajmëruar se ndikimi i shpërthimit ishte i kufizuar në mbylljen e disa rrugëve dhe thanë se ende nuk kishte ndonjë kërcënim të madh.
Raportimet e Anadolut, kanë theksuar se ky ishte shpërthimi i gjashtë në këtë vend që nga dhjetori i vitit 2023.