Ky është gjilanasi i dyshuar për dhunimin e 20-vjeçares në Ferizaj, e pranon veprën e rëndë

 

 

Për një rast të dhunës seksuale ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Ferizaj para disa ditësh, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar.

Rasti u denoncua nga një 20-vjeçare, e cila ka raportuar se më 12 gusht është dhunuar nga një person.I dyshuari, me të cilin nuk njihej dyshohet se e ka keqtrajtuar seksualisht.

Burimet e gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i dyshuar për dhunim është Halil Halili, 25-vjeçar nga Komuna e Gjilanit.Gjatë ditës së djeshme, Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe i njëjti është prangosur e shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d