Rrahje brutale në Rakaj të Ferizajt, arrestohen katër persona

 

 

Një rrahje brutale ka ndodhur të enjten në mbrëmje në fshatin Rakaj të Ferizajt, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje që eskaloi. Pesë persona kanë përfunduar në spital, ndërsa katër prej tyre janë dërguar më pas në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj, me ç’rast ka bërë të ditur se motivi i rrahjes dyshohet se lidhet me një zënkë mes palëve të përfshira.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore.

Të arrestuarit janë:

B.R  ( M/K), i moshës 42 vjeçar

Z.L  ( M/K), i moshës 39 vjeçar

R.L ( M/K), i moshës  37 vjeçar

D.L ( M/K) , i moshës 22 vjeçar” – njoftoi Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d