Ditë e kobshme për familjen Tofaj: Vdekja tragjike e çiftit në Bjeshkët e Junikut

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bjeshkët e Junikut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tyre, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, viktimat janë Mic Tofaj, pronar i fabrikës së ujit “Juniku” dhe bashkëshortja e tij.

Edhe familjarët e tyre kanë shkruar në rrjete sociale për këtë rast të rëndë. Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Krimeve të Rënda tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Edhe njësitë përkatëse të Policisë tashmë kanë intervenuar dhe akoma nuk dihen rrethanat e rastit.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia, por akoma nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d