E rëndë për familjen Rexhaj në Prizren: Ky është 54-vjeçari që u gjet pa shenja jete

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Rexhaj në Prizren, ku një person u gjet së fundmi pa shenja jete në një rrugë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç merr vesh Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Avdi Rexhaj, rreth 54-vjeçar.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, me ç’rast është bërë e ditur se lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 13:00, në fshatin Korishë.

Trupi i pajetë fillimisht është dërguar në IML për obduksion, e më pas i është liruar familjes për procedurat mortore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d